KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Vazhdohet deri më 12 tetor masa për uljen e TVSH-së për naftën

Vazhdohet deri më 12 tetor masa për uljen e TVSH-së për naftën

Qeveria e vazhdon masën me të cilën TVSH-ja për naftën ulet nga 18 në 10 për qind deri më 12 tetor, njoftoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska. Sipas Dimitrieska-Koçoskës, me këto masa Qeveria vazhdon të mbrojë standardin e qytetarëve dhe stabilitetin e ekonomisë vendase.

“Me vazhdimin e kësaj mase ndikojmë drejtpërdrejt në çmimet me pakicë të karburanteve dhe kufizojmë bartjen e presioneve të jashtme të çmimeve mbi çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tjera. Reagojmë në kohë dhe me përgjegjësi, duke ndjekur zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe duke marrë masa kur është e nevojshme për të mbrojtur standardin e qytetarëve”, shkroi Dimitrieska-Koçoska në profilin e saj në Facebook.

Masa me të cilën TVSH-ja për naftën u ul nga 18 në 10 për qind filloi të zbatohet më 15 shtator, me qëllim zbutjen e presionit të çmimeve mbi qytetarët.

Komisioni Rregullator për Energjetikë sot pritet të përcaktojë çmimet maksimale të karburanteve që do të vlejnë gjatë shtatë ditëve të ardhshme.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.