DJ Gimbo ka folur për herë të parë në Fan Club për raportin me familjarët e partneren së tij, Selin Bollatit.
Ai tregon se ka pasur kontakte me ta pas daljes nga formati dhe se gëzon respekt të madh.
I njëjti thekson se janë të lumtur për marrëdhënien e tyre dhe se çdo gjë është në dorën tonë.
Foto: YouTube
“Kam biseduar me të gjithë familjarët e Selinit. Gëzoj respekt të madh për ta, po ashtu edhe ata për mua”, u shpreh ai.
Tutje tha: “Më ka pëlqyer shumë vlerësimi i tij ndaj meje, më ka parë me atë sy, qëllimi im për asnjë moment nuk ka qenë i keq. Normal me ta jam ndjerë si me i njoh që 100 vite. Kam raporte shumë të mira me ta”.
Ndërkohë për vëllanë e Selin, Onon, thotë se e ka si shok dhe se është fjali flori.
“Ono e kam edhe si shok, jemi e njëjta moshë, edhe kolegë, i gjithë muhabeti ka qenë i mirë. Ai më ka thënë i dini shumë mirë veprimet dhe vendimet që i merrni, jeni të rritur. Është djalë flori edhe kam shumë respekt për të”, shtoi mes tjerash. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com