Pas eksperiencës në Big Brother VIP Albania 5, Greta Kazazi, po rikthehet në ekran me një projekt të ri televiziv.
E ftuar në “Ftesë në 5”, ajo foli për jetën personale, marrëdhënien me Selin Bollatin, partnerin e saj Onno dhe planet e reja profesionale, duke zbuluar se së shpejti do ta shohim në një tjetër program të Top Channel.
Gjatë bisedës me Bieta Sulon, Greta ndau edhe detaje nga festa e 25-vjetorit të saj, të cilën e organizoi si një moment falënderimi për njerëzit që e kanë mbështetur, por edhe për të bashkuar familjen e saj me atë të Onnos.
Foto: YouTube
Pjesë nga intervista:
Bieta: Mund t’a quajmë fejesë?
Greta: Fejesë jo, se ka qenë një ditëlindje. Por familjet janë takuar se nuk ishin takuar. Jemi të lumtur të gjithë bashkë.
Bieta: Po marrëdhënia jote me vjehrrën?
Greta: Me Jasin, më shumë e kam si një nënë të dytë, si shoqe, se është shumë e re. Nuk mund ta quaj vjehrrë, e dua më shumë si nënë të dytë dhe shoqe.
Bieta: Te ditëlindja ishte dhe te vjehrri, babai i Selin, që ishte një kryefjalë në shtëpinë e BBV.
Greta: Ja ku jemi të gjithë bashkë. Babai është mirë, të gjithë jemi mirë dhe më bëhet qejfi që ka qenë pranë meje.
Bieta: Po ai çfarë të thotë?
Greta: E kam si shok se janë të dy të rinj. Na japin këshilla shumë të mira si dy prindër shembullorë që janë. Gjithmonë kam dëgjuar këshillat e prindërve të mi, tani edhe të prindërve të Onnos.
Bieta: Po marrëdhënia e Onnos me prindërit e tu?
Greta: Është reciproke, jemi gjendur të dy mirë me familjet e njëri tjetrit.
Bieta: Po marrëdhënia jote me Selin është mirë?
Greta: Shumë mirë, jam shumë e lumtur, po për shkak të punës dhe se ajo ka qenë dhe në Kosovë, nuk jemi takuar shpesh. Por dimri na mbledh më shumë se vera.
Bieta: Po Onno dhe Gimbo?
Greta: Flasin për punë me njëri-tjetrin. Por unë nuk ndërhyj duke qenë se nuk jam profesioniste në këtë fushë. Por nëse duan të bëjnë një bashkëpunim jemi shumë të lumtura. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com