Harry Styles ka publikuar albumin e tij më të ri dhe shumë të pritur, të titulluar “Kiss All the Time. Disco, Occasionally”.
Albumi më i ri i artistit britanik përmban gjithsej 12 këngë, ndërsa deri më tani ai kishte publikuar paraprakisht vetëm këngën Aperture.
Fansat e tij kanë pritur me padurim publikimin e këtij projekti, veçanërisht pasi artisti vetëm pak javë më parë njoftoi datat e turneut të tij për vitin 2026.
Albumi i ri përfshin këngë si “Are You Listening Yet?”, “Taste Back”, “Coming Up Roses” dhe shumë të tjera.
Kiss All the Time shënon albumin e parë të Harry Styles pas katër vitesh, që nga publikimi i albumit të vitit 2022 Harry’s House. Ashtu si në tre albumet e tij të mëparshme, Styles ka bashkëpunuar edhe këtë herë me producentin e tij të kahershëm Kid Harpoon.
Ai e njoftoi albumin në fillim të vitit, ndërsa më pas shpalli edhe turneun e madh që ka thyer rekorde, Together, Together Tour, si dhe një seri rezidencash koncertesh nëpër botë.
Koncertet do të nisin më 16 maj në Amsterdam dhe do të përfshijnë gjithashtu një seri prej 30 koncertesh në Madison Square Garden në New York City.