KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulturë

Harry Styles rrëzohet në mes të koncertit, por reagimi i tij bëhet viral

Harry Styles rrëzohet në mes të koncertit, por reagimi i tij bëhet viral

Harry Styles përjetoi një moment të papritur gjatë koncertit të tij në Mexico City, kur u rrëzua në skenë teksa po performonte këngën e parë.

Këngëtari britanik humbi ekuilibrin ndërsa lëvizte mbrapa, por reagoi me shpejtësi duke u ngritur menjëherë dhe duke vazhduar performancën pa ndërprerë këngën.

Ngjarja ndodhi më 1 gusht, gjatë koncertit të dytë nga gjashtë të planifikuarit në kryeqytetin meksikan, si pjesë e turneut të tij botëror “Together, Together”.

Foto: Instagram

Sipas mediave lokale, skena ishte bërë e rrëshqitshme për shkak të reshjeve të shiut.

Pas rrëzimit, Styles bëri shaka me publikun duke thënë: “Tani që u rrëzova, mund të them se më në fund u njohëm vërtet. Tani ndihem shumë rehat”.

Videoja e momentit u përhap në rrjetet sociale, ku fansat e vlerësuan profesionalizmin e artistit.

Shumë komentuan se e menaxhoi situatën në mënyrën më të mirë të mundshme, gjersa të tjerë kujtuan se edhe gjatë kohës me “One Direction”, Harry kishte pasur momente të ngjashme në skenë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.