Harry Styles bëri një koment me humor për martesën e ish-të dashurës së tij, Taylor Swift, gjatë koncertit në Madison Square Garden në New York.
Këngëtari 32-vjeçar, i cili po zhvillon rezidencën e tij në New York si pjesë e turneut “Together, Together”, iu referua martesave që zhvillohen në arenën e famshme.
“Jemi në Madison Square Garden, shtëpia e kampionëve të botës, New York Knicks”, tha ai, përpara se të shtonte me shaka: “Dhe këtu bëhen edhe dasma”.
Komenti i tij vjen pasi u raportua se Harry ishte ftuar në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce më 3 korrik, por nuk kishte mundur të merrte pjesë për shkak të një koncerti në Londër, shkruan DailyMail.
Në dasmë ishte e pranishme e fejuara e tij, Zoe Kravitz, e cila është shoqe prej vitesh me Taylor.
Harry dhe Taylor u lidhën në fund të vitit 2012 dhe u ndanë në janar të vitit 2013. Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se 13 vite nga lidhja e tyre, dy yjet duket se ruajnë marrëdhënie miqësore.
Më herët gjatë rezidencës në New York, Harry kishte bërë sërish shaka me fansat, duke komentuar me humor aromën e sqetullave të tyre gjatë një ushtrimi frymëmarrjeje. /Telegrafi/
