Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë ftuar për intervistim 12 të dyshuar në lidhje me veprën “Falfikim i rezultateve të votimit”, në Vushtrri.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Qendra e votimit Vushtrri 29.12.2025 – 02.01.2026. Më 26.02.2026 janë ftuar për intervistim shtatë të dyshuar lidhur me rastin e lartcekur. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Po ashtu për intervistim janë ftuar edhe pesë të dyshuar nga qendra e votimit në Skenderaj.
“Qendra e votimit Skenderaj 29.12.2025 – 02.01.2026. Me 26.02.2026 janë ftuar për intervistim pesë të dyshuar lidhur me rastin e lartcekur. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/