Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se në Novolan është ndezur “Zjarri i Lirisë”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Sipas Idrizit, “Zjarri i Lirisë” u ndez nga Zona Operative e Shalës, si shenjë mbështetjeje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, e pastër dhe për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, andaj nuk kërkojmë asgjë më shumë se DREJTËSI”, ka shkruar Idrizi.
Në fund të postimit, ai ka përcjellë edhe mesazhin: “Çlirimtarë, nuk jeni vetëm!”. /Telegrafi/