Për bizneset në tregun e lirë të energjisë elektrike, Enerco ka hapur Shërbimin për Mbështetje dhe Këshillim Profesional të Bizneseve, një shërbim i dedikuar për kompanitë që dëshirojnë të kuptojnë dhe të menaxhojnë më mirë konsumin e energjisë elektrike.
Enerco tani ofron këshillim profesional dhe të personalizuar, duke ndihmuar bizneset të analizojnë faturat e energjisë, strukturën e konsumit dhe mundësitë për optimizim të kostove.
“Qëllimi ynë është t’u japim bizneseve qartësi dhe siguri në vendimmarrje, në një treg energjetik që po bëhet gjithnjë e më kompleks,” theksojnë nga Enerco.
Konsultime profesionale të drejtpërdrejta përmes telefonit, Viber dhe WhatsApp Enerco fton të gjitha bizneset në tregun e hapur të energjisë që të kontaktojnë numrat: 0800 999 00 – 049 792 792 (Telefon, Viber dhe WhatsApp)
Përmes këtij kontakti, bizneset mund të:
– Flasin drejtpërdrejt me ekspertë të energjisë (telefon, video, dhe takim),
– Marrin analizë të pavarur të faturës dhe konsumit,
– Gjejnë zgjidhje të personalizuara sipas konsumit,
– Konsultohen lidhur me vetë-prodhimin e energjisë (prosumer).
Pse është i rëndësishëm ky shërbim për bizneset?
Me ndryshimet në tregun e energjisë dhe sfidat që sjellin çmimet e ndryshueshme,bizneset shpesh po hasin vështirësi të kuptojnë se si të optimizojnë konsumim dhe kostot përkatëse.
Shërbimi i ri i Enerco-s synon t’ua thjeshtojë bizneseve këtë proces,duke ofruar ekspertizë të thellë profesionale dhe këshilla të personalizuara.
Enerco thekson se konsultimet janë të hapura dhe të qasshme, pa procedura të komplikuara – mjafton kontakti në 0800 999 00, ose 049 792 792.