Prishtina e Re dhe Ferizaj takohen në Kampin Nacional në Hajvali në kuadër të xhiros së 20-të në Albi Mall Superligë.
Dy skuadrat e fundit në tabelë kanë vetëm një qëllim para kësaj ndeshje, fitoren për t’i ikur fundit.
Si vendasit ashtu edhe mysafirët në këtë sfidë vijnë pas humbjeve në javën e kaluar dhe kërkojnë tre pikët.
Formacionet zyrtare:
Prishtina e Re: Smakiqi, Zekolli, Prenci, Prekazi, Trajkovski, Doukoure, Mekic, Toni Gomes, Dobratiqi, Berisha, Kadriu.
Ferizaj: Jovanovski, Peposhi, Gligorov, Iljazi, Sadiku, Avdulli, Ramusa, A. Shabani, Oguns, Richards, Haxhimusa.