Në premierën e “Wuthering Heights” në Londër, Margot Robbie mahniti me një fustan të guximshëm me korse në stil viktorian dhe gërshetime flokësh, të kombinuara me një riprodhim të një byzylyku 175-vjeçar, që dikur ishte bërë nga flokët e motrave Brontë.
Aksesori simbolik i përkujtonte të dashurit e ndjerë gjatë epokës viktoriane dhe u vendos në korsenë që përputhej me flokët e saj bjonde.
Pamja u krijua nga stilistja Dilara Findikoglu, me të cilën Margot ka bashkëpunuar edhe më parë gjatë promovimit të filmit Barbie në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan DailyMail.
Regjisorja Emerald Fennell zbuloi disa zgjedhje të pazakonta kreative, si përdorimi i mëndafshit të shtypur me imazhe të venave dhe njollave të personazhit për dekorin e dhomës së Cathy-t, si dhe krijimi i “faltoreve” personale për aktorët në dhomat e tyre për t’i ndihmuar të lidhen më lehtë me personazhet.
Margot iu afrua vetë regjisorës për të luajtur rolin e Cathy-t pasi skenari i dërgohej kompanisë së saj LuckyChap Entertainment, duke treguar guxim dhe entuziazëm për projektin.
Emerald paralajmëroi se filmi nuk është një adaptim i drejtpërdrejtë i librit, por një përpjekje për të përshkruar ndjesitë që ajo vetë kishte pasur nga historia.
Para premierës, Margot dhe bashkë-ylli Jacob Elordi kanë tërhequr vëmendjen me kiminë e tyre të zjarrtë në tapetin e kuq dhe në setin e xhirimit, gjë që Jacob e përshkroi si një “obsesion të ndërsjellë” gjatë punës në film. /Telegrafi/