Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Hapi sytë mirë! A mund të dallosh 3 dallime në një palë këpucë?

    January 11, 2026

    Pas reshjeve, i ftohti përfshin Kosovën – temperaturat do të bien deri në -12°C gjatë javës

    January 11, 2026

    “Të dua Endri, më mungon”, Benita kaplohet nga emocionet, derisa i bën dedikimin këngëtarit

    January 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Hapi sytë mirë! A mund të dallosh 3 dallime në një palë këpucë?
    • Pas reshjeve, i ftohti përfshin Kosovën – temperaturat do të bien deri në -12°C gjatë javës
    • “Të dua Endri, më mungon”, Benita kaplohet nga emocionet, derisa i bën dedikimin këngëtarit
    • Dalja e votuesve deri në orën 13:00 është 8.90%
    • “Nuk kam parë kurrë dikë si ai”, Betim Halimi flet për punën me legjendën Yaya Toure
    • Instituti Nobel i përgjigjet pretendimeve se Maria Corina Machado mund t’ia japë Çmimi për Paqe, presidentit Donald Trump
    • Ndërroi mbiemrin për t’iu shmangur drejtësisë, arrestohet në Skenderaj i dyshuari që ishte në kërkim
    • Problemet në mbrojtje, City synon transferimin e një mbrojtësi nga Serie A
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Sunday, January 11
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Rasti BKS, caktohet masa e sigurisë ndaj 39 të pandehurve në Prizren

    Rasti BKS, caktohet masa e sigurisë ndaj 39 të pandehurve në Prizren

    korrektpressBy korrektpressJanuary 10, 2026 Byroja kosovare e sigurimit 2 Mins Read
    Rasti BKS, caktohet masa e sigurisë ndaj 39 të pandehurve në Prizren
    Rasti BKS, caktohet masa e sigurisë ndaj 39 të pandehurve në Prizren
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka caktuar masa sigurie ndaj 39 (tridhjetenëntë) të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer disa vepra penale.

    Gjyqtari i procedurës paraprake, Fatmir Krasniqi, ka vendosur masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji ndaj katër (4) të pandehurve: S.M., V.B., F.S. dhe Y.Ç., masë e cila mund të zgjasë deri më 08 shkurt 2026.

    Sipas vendimit të gjykatës:

    S.M. dhe V.B. dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale Keqpërdorimi i besimit në vazhdimësi dhe Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike.
    V.B., së bashku me të pandehur të tjerë, dyshohet edhe për veprën penale Falsifikimi i dokumenteve në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi.
    F.S. dyshohet për Falsifikim dokumentesh dhe Keqpërdorim të besimit në vazhdimësi.
    Y.Ç. dyshohet për Keqpërdorim të besimit në vazhdimësi.

    Ndërkohë, ndaj 35 të pandehurve të tjerë, të cilët dyshohen për Keqpërdorim të besimit në ndihmë, gjykata ka caktuar masën e paraqitjes së detyrueshme në stacion policor një herë në javë, si dhe ndalimin për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, përfshirë të dëmtuarën BKS dhe të pandehurit e tjerë. Këto masa vlejnë gjithashtu deri më 08 shkurt 2026.

    Gjykata ka paralajmëruar se mosrespektimi i këtyre masave do të rezultojë me caktimin e paraburgimit edhe për këta të pandehur.

    Sipas vlerësimit të gjykatës, ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masave të sigurisë, pasi nga provat e mbledhura deri në këtë fazë rrjedh dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen. Caktimi i paraburgimit për katër të pandehurit është vlerësuar si i domosdoshëm për të parandaluar arratisjen, ndikimin në dëshmitarë apo pengimin e procedurës hetimore.

    Gjykata Themelore në Prizren ka sqaruar se vendimi është marrë në përputhje me nenin 162 të Kodit të Procedurës Penale, duke marrë parasysh edhe faktin se rasti konsiderohet çështje e ndërlikuar, pasi përfshin më shumë se 10 të pandehur, konkretisht 39.

    TË TJERA

    Dy persona arrestohen në Prizren, slumuan fizikisht një person brenda lokalit të tij

    A u mbajtën 35 të ndaluarit në rastin e BSK-së pa vendim pas skadimit të afatit ligjor? Gjykata del me njoftim

    Avokati Zekaj: 35 të ndaluarit po mbahen pa vendim pas skadimit të afatit ligjor

    Seanca për korrupsion në BKS, disa kërkuan ndihmë mjekësore

    Sekuestrimi i mbi një milion euro në xhirollogari bankare, të holla ‘kesh’, ari e aksesorë – gjithçka nga aksioni i Prokurorisë lidhur me keqpërdorimet në BKS

    Çfarë deklaroi ish-drejtori i Financave pas raportimit të Auditimit të Brendshëm në BKS?

    Karaliti për bastisjet në BKS: 39 persona të arrestuar, rreth 400 zyrtarë policorë të angazhuar në aksion

    LEXO GJITHASHTU

    Hapi sytë mirë! A mund të dallosh 3 dallime në një palë këpucë?

    January 11, 2026

    Pas reshjeve, i ftohti përfshin Kosovën – temperaturat do të bien deri në -12°C gjatë javës

    January 11, 2026

    “Të dua Endri, më mungon”, Benita kaplohet nga emocionet, derisa i bën dedikimin këngëtarit

    January 11, 2026

    Dalja e votuesve deri në orën 13:00 është 8.90%

    January 11, 2026
    TË TJERA

    “Nuk kam parë kurrë dikë si ai”, Betim Halimi flet për punën me legjendën Yaya Toure

    January 11, 2026

    Instituti Nobel i përgjigjet pretendimeve se Maria Corina Machado mund t’ia japë Çmimi për Paqe, presidentit Donald Trump

    January 11, 2026

    Ndërroi mbiemrin për t’iu shmangur drejtësisë, arrestohet në Skenderaj i dyshuari që ishte në kërkim

    January 11, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.