Tre persona janë arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur mes vete, ndërsa gjatë incidentit është përdorur edhe arma e zjarrit.
Rasti ka ndodhur më 3 tetor, rreth orës 22:00, në rrugën “Faik Konica”.
Sipas Policisë, gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit ka ekspozuar një armë zjarri. Një tjetër i dyshuar ka reaguar duke ia kapur armën, ndërsa gjatë ballafaqimit arma është shkrepur.
Si pasojë, njëri nga të dyshuarit ka mbetur i plagosur në dorën e majtë dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”. /Telegrafi/