KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Në Prizren arrestohen dy persona të kërkuar

Në Prizren arrestohen dy persona të kërkuar

Dy persona të kërkuar janë arrestuar në Prizren brenda një dite, në dy lokacione të ndryshme, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, më 3 tetor, zyrtarët e Njësitit për Realizimin e Urdhëresave të Stacionit Policor në Prizren pranuan informacione për vendndodhjen e dy personave të kërkuar.

Në bashkëpunim me patrullën në detyrë, policia realizoi arrestimin e tyre. Njëri prej të arrestuarve ishte i dënuar me 35 ditë burg, ndërsa tjetri me 1 vit e 4 muaj burgim efektiv.

Të dy personat, L.K. dhe S.K., meshkuj nga Prizreni, ishin në kërkim policor në bazë të vendimeve të plotfuqishme të Gjykatës Themelore në Prizren.

Pas arrestimit, ata fillimisht janë dërguar në Stacionin Policor në Prizren dhe më pas në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.