Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Kushtetuesja bllokon ligjin për konfiskim të pasurisë, reagon ashpër ministri i Drejtësisë

    January 9, 2026

    Pamje të reja nga stuhia në Turqi – kamionët përmbysen, çatitë fluturojnë

    January 9, 2026

    I padiskutueshëm për Mikel Artetan, Arsenali e “blindon” yllin e skuadrës

    January 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Kushtetuesja bllokon ligjin për konfiskim të pasurisë, reagon ashpër ministri i Drejtësisë
    • Pamje të reja nga stuhia në Turqi – kamionët përmbysen, çatitë fluturojnë
    • I padiskutueshëm për Mikel Artetan, Arsenali e “blindon” yllin e skuadrës
    • Emily Ratajkowski zemëron fansat pasi bën ‘twerk’ dhe pozon në një xhami duke shkruar “New Yorku i Mamdanit”
    • Reshjet rrisin prodhimin, Shqipëria shet energji në tregun e huaj
    • Goja e thatë nuk është e padëmshme: Ja çfarë sëmundjesh mund të sinjalizojë
    • Klekovski: Kriteret për pushim mjekësor do të rishikohen
    • Mbappe po e shtyn Real Madridin të nënshkruajë në verë me super yllin francez
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, January 9
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Lionel Messi zbulon se çfarë do të bëjë kur të largohet nga futbolli dhe përjashton mundësinë e ndjekjes së hapave të Diego Maradonës

    Lionel Messi zbulon se çfarë do të bëjë kur të largohet nga futbolli dhe përjashton mundësinë e ndjekjes së hapave të Diego Maradonës

    korrektpressBy korrektpressJanuary 7, 2026 Diego maradona 2 Mins Read
    Lionel Messi zbulon se çfarë do të bëjë kur të largohet nga futbolli dhe përjashton mundësinë e ndjekjes së hapave të Diego Maradonës
    Lionel Messi zbulon se çfarë do të bëjë kur të largohet nga futbolli dhe përjashton mundësinë e ndjekjes së hapave të Diego Maradonës
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Lionel Messi, sulmuesi i Inter Miami, ka folur hapur për planet e tij për pas karrierës së futbollit dhe ka përjashtuar mundësinë që të bëhet trajner, duke treguar se dëshiron të mbetet i lidhur me futbollin në mënyrë tjetër.

    Intervista u zhvillua për kanalin argjentinas Luzu, ku “10-shi” surprizoi të gjithë duke folur për jetën personale, karrierën dhe planet për të ardhmen.

    Një ide për të pasur klubin e tij

    Pyetja klasike që i bëhet lojtarëve të mëdhenj për pensionimin është se çfarë do të bëjnë pas lamtumirës nga fusha.

    Messi u shpreh qartë: nuk e sheh veten si trajner, ashtu si bëri Diego Maradona me Kombëtaren e Argjentinës, por dëshiron të ketë një rol të ndryshëm.

    “Teknikisht nuk e shoh veten si trajner, por nëse do të më duhej të zgjidhja, më pëlqen ideja të jem pronar. Do të doja të kisha klubin tim, të filloja nga e para dhe të jepja mundësi për djemtë dhe njerëzit të rriten dhe të bëjnë një klub të rëndësishëm”, shpjegoi Messi, duke shtuar se tashmë ka një projekt të ngjashëm me Luis Suarezin në Uruguai.

    Fokus në finalet e fundit dhe planet personale

    Në moshën 38-vjeçare, Messi është i përqendruar te përfaqësimi i Argjentinës në Botërorin e fundit të karrierës, ku synon të mbrojë titullin e fituar në 2022. Megjithatë, ai e pranon se vitet në futboll janë të pakta dhe po mendon për të ardhmen jashtë fushës.

    Ai gjithashtu foli për shëndetin mendor dhe për përvojën e tij me terapinë gjatë kohës që luante te Barcelona.

    “Tani nuk e bëj më terapinë, por atëherë e bëja. Kam qenë shumë i mbyllur, i mbajta problemet për vete. Kam ndryshuar shumë”, shpjegoi Messi.

    Sulmuesi argjentinas shtoi gjithashtu se i pëlqen të kalojë kohë vetëm dhe të ketë pak paqe në shtëpi.

    “Më pëlqen të jem vetëm. Kur fëmijët luajnë në shtëpi ka shumë zhurmë dhe rrëmujë (qesh), ndaj herë pas here shijoj qetësinë”, deklaroi ai. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Raul i thotë të gjitha: Messi është më i mirë se Ronaldo dhe Zidane

    Sa para fitoi Leo Messi në vitin 2025?

    Kandidati për president i Barcelonës zbulon planin strategjik për rikthimin e Messit

    Modric flet për debatin ‘Messi vs Ronaldo’

    De La Fuente: Lojtarë si Messi nuk duhet të zhduket kurrë

    Cisse e cilëson Argjentinën si rivalin kryesor të Francës në futboll

    Paralajmërimi i madh i Pedrit për Messin

    LEXO GJITHASHTU

    Kushtetuesja bllokon ligjin për konfiskim të pasurisë, reagon ashpër ministri i Drejtësisë

    January 9, 2026

    Pamje të reja nga stuhia në Turqi – kamionët përmbysen, çatitë fluturojnë

    January 9, 2026

    I padiskutueshëm për Mikel Artetan, Arsenali e “blindon” yllin e skuadrës

    January 9, 2026

    Emily Ratajkowski zemëron fansat pasi bën ‘twerk’ dhe pozon në një xhami duke shkruar “New Yorku i Mamdanit”

    January 9, 2026
    TË TJERA

    Reshjet rrisin prodhimin, Shqipëria shet energji në tregun e huaj

    January 9, 2026

    Goja e thatë nuk është e padëmshme: Ja çfarë sëmundjesh mund të sinjalizojë

    January 9, 2026

    Klekovski: Kriteret për pushim mjekësor do të rishikohen

    January 9, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.