Tregu i patundshmërive në Kosovë vazhdon të ofrojë mundësi të ndryshme si për banim, ashtu edhe për investim afarist, duke reflektuar kërkesën në rritje për hapësira funksionale dhe lokacione strategjike. Në bashkëpunim me Pro Real Esate dhe Telegrafi Real Estate, këtë javë sjellim disa nga pronat më interesante që janë aktualisht në ofertë.
Në mesin e ofertave, një mundësi e mirë për investitorët ndodhet në Bardhosh, ku ofrohet për shitje një truall me sipërfaqe prej 5 hektarësh. Me qasje të drejtpërdrejtë në rrugë dhe infrastrukturë të kompletuar, kjo pronë paraqet potencial të lartë për zhvillime afariste, si depo apo aktivitete të tjera biznesi.
Një tjetër alternativë për banim familjar është një shtëpi në Veternik me sipërfaqe prej 229m², e cila ofron organizim funksional dhe tri dhoma gjumi, duke krijuar kushte të përshtatshme për jetesë komode në një zonë të qetë dhe të kërkuar.
Ndërkohë, për ata që preferojnë një standard më të lartë jetese, një shtëpi në kompleksin Marigona 2 ofron kombinim të rehatisë dhe organizimit modern të hapësirave, në një ambient të zhvilluar dhe të përshtatshëm për familje.
Një tjetër mundësi interesante ndodhet në Lakrishtë, ku një banesë me sipërfaqe prej 103m² ofrohet me qira dhe mund të shfrytëzohet si për banim, ashtu edhe për aktivitete afariste, falë lokacionit strategjik dhe fleksibilitetit që ofron.
Në anën tjetër, në lagjen Qëndresa është në shitje një shtëpi me sipërfaqe prej 182m², e cila përfshin edhe garazh dhe oborr, duke ofruar hapësirë të mjaftueshme dhe privatësi për familje.
Këto prona përfaqësojnë vetëm një pjesë të ofertës aktuale në tregun e patundshmërive, e cila vazhdon të karakterizohet nga larmishmëria dhe mundësi të shumta për blerës dhe investitorë. Për më shumë informacione dhe oferta të ngjashme, vizitoni rubrikën Telegrafi Real Estate