Valon Berisha është bërë me skuadër të re pas largimit nga austriakët e LASK Linz.
Mesfushori kosovar karrierën do ta vazhdoj në Zvicër, ku ka nënshkruar me FC Zurich.
33-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit me Zurichun, me mundësi vazhdimin edhe për një vit tjetër.
“FC Zurich njofton me kënaqësi transferimin e mesfushorit 33-vjeçar të kombëtares së Kosovës, Valon Berisha”.
“52 herë reprezentuesi kosovar vjen në Zurich nga LASK i Austrisë dhe ka nënshkruar një kontratë që zgjat deri në fund të sezonit, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër”.
“Klubi i uron mirëseardhje të ngrohtë Berishës dhe shumë suksese në sfidat që e presin me fanellën e FC Zurich”, thuhet në njoftimin e klubit zviceran. /Telegrafi/