Mesfushori 28-vjeçar Nazmi Gripshi është zyrtarisht lojtar i ri i Rubin Kazanit, duke kompletuar transferimin nga Astana e Kazakistanit.
Klubi rus ka konfirmuar afrimin e futbollistit, i cili ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2029.
Gripshi do të mbajë fanellën me numrin 11 te skuadra e tij e re, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën ndërkombëtare.
Te Rubin Kazan, Gripshi do t’i gjejë edhe Mirlind Dakun, Dardan Shabanhaxhajn dhe Veldin Hoxhën.
Para transferimit në Rusi, ai ka qenë pjesë e disa klubeve, duke luajtur për KF Teuta Durrës dhe KF Skënderbeu Korçë në Shqipëri dhe për FC Ballkani në Kosovë.
Pikërisht te Ballkani ai shkëlqeu për të siguruar transferimin te Astana. Gripshi është tubuar së fundmi edhe nga Syvlinho te Kombëtarja e Shqipërisë. /Telegrafi/