Gjilani ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me Prishtinën për huazimin e mesfushorit Hamdi Namani deri në përfundim të këtij edicioni.
Futbollisti 31-vjeçar i bashkohet skuadrës gjilanase si i huazuar nga klubi kryeqytetas, me të drejta të plota aktivizimi deri në fund të sezonit.
Marrëveshja i jep trajnerit të Gjilanit një alternativë me përvojë në repartin e mesfushës në fazën vendimtare të kampionatit.
Namani është një emër i njohur në futbollin vendor, pasi gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e disa skuadrave në Kosovë.
Në pjesën e parë të këtij sezoni ai kontribuoi për FC Prishtinën, prej nga mori dritën jeshile për t’u transferuar në formë huazimi te Gjilani.
Me afrimin e tij, Gjilani synon të shtojë eksperiencë dhe stabilitet në mesfushë, duke rritur konkurrencën brenda skuadrës për objektivat e mbetura të sezonit./Telegrafi/