Zjarrfikësit në Florida ndihmuan të shpëtojnë një piton të madh shtëpiak që ishte futur brenda tabelës së makinës dhe nuk dilte dot.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Coral Springs, gjatë fundjavës një shofer erdhi në Stacionin 43 për ndihmë pasi zbuloi se pitoni ishte futur në pjesën e brendshme të panelit të veturës dhe ishte “një situatë me gjarpërim”.
Pamjet e ndarë nga zjarrfikësit tregojnë se ata hoqën pjesërisht ulësen e shoferit për të krijuar më shumë hapësirë dhe më pas një zjarrfikës e kapi gjarprin e verdhë dhe e nxori të sigurt nga vendi ku ishte ngujuar. /Telegrafi/