Një person është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosoëvs bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 07.03.2026, në Rahovec.
Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.
“Rahovec 07.03.2026-10:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/