Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Berat Rukiqi, përmes një postimi në Facebook ka theksuar sfidat kryesore me të cilat përballen qytetarët: faturat e larta të energjisë, çmimet e banesave, ushqimeve bazike dhe barnave, si dhe kostoja e lartë e pushimeve.
Rukiqi ka prezantuar zgjidhjet e LDK-së për përmirësimin e jetesës dhe zhvillimin ekonomik:
- Investime prej 5 miliardë euro për krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e pagave
- 150 milion euro në ICT, dixhitalizim dhe AI për punësim të të rinjve
- Rritje pagash për mësuesit, mjekët, infermierët, policët dhe zjarrfikësit
- Sigurime shëndetësore brenda një viti
- Rritje pensionesh dhe barna falas për pensionistët
- 0% TVSH për energjinë elektrike
- 0% interes për kredi banesore për çiftet e reja
- Punësim i garantuar për çdo të sapodiplomuar
“Zgjidhje reale. Program serioz”, ka shkruar Rukiqi, duke ftuar qytetarët të mbështesin LDK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër, Lumir Abdixhikun.