Kreu LVV-së, Albin Kurti, sot pritet të takohet me udhëheqësin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, për të vazhduar koordinimin parlamentar lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kosovës.
Sic merr vesh Telegrafi takimi pritet të mbahet në orën 14:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Ndërkaq, Telegrafi rreth këtij takimi i ka shkruar edhe LVV-së, mirëpo deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Po ashtu të dielën, Kurti është takuar me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.
Ai tha se gjatë takimit e ka falënderuar liderin e opozitës për bashkëpunimin e deritanishëm në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Ndryshe, kanë mbetur edhe disa ditë për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës, sipas afateve kushtetuese deri më 5 mars. /Telegrafi/