Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, rikthehet sërish në qendër të vëmendjes këtë javë, teksa skuadra e tij presin Real Betisin në Bernabeu.
Më pas, Los Blancos do të udhëtojnë në Arabinë Saudite për Superkupën e Spanjës, ku do të përballen me Atletico Madrid në një derbi gjysmëfinale, dhe potencialisht me Barcelonën ose Athletic Bilbaon në finalen e mundshme.
Alonso ia ka dalë të mbijetojë spekulimet e shumta mbi pozicionin e tij gjatë javës së fundit të ndeshjeve para pushimit të dimrit, duke siguruar fitore ndaj Alaves, Talavera de la Reina dhe Sevilla.
Një nga arsyet që e ndihmon Alonso është mungesa e alternativave të qarta. Zinedine Zidane është përjashtuar nga një rikthim i tretë, ndërsa Jurgen Klopp duket se është i kënaqur me rolin e tij të ri te Red Bull. Këta janë dy emrat e vetëm të mëdhenj që janë lidhur me ‘Los Blancos’.
Alternativat më të mundshme për të marrë drejtimin deri në fund të sezonit, nëse do të nevojitej, janë trajneri i Real Madrid Castilla, Alvaro Arbeloa, ose drejtori sportiv Santiago Solari.
Arbeloa vlerësohet lart në Valdebebas, dhe këtë verë u promovua nga trajner i ekipit U-19 në trajner të Castillas. Që nga ardhja e tij në akademi në 2022, ai ka regjistruar 150 fitore në 198 ndeshje, sipas Diario AS.
Sa i përket stilit, ai krahasohet me askënd tjetër veç Klopp. Arbeloa kreditohet për zhvillimin e Nico Paz, Jacobo Ramon dhe Gonzalo Garcia, dy të parët duke shkëlqyer më pas në Serie A.
Raportohet se Arbeloa e bëri ekipin e të rinjve më profesional që në ardhje dhe ka zgjedhur një stil presioni të lartë, që nuk dallon shumë nga ai i Klopp në kohën e tij më të mirë./Telegrafi/