Atletico Madrid ka vendosur të mos aktivizojë opsionin e blerjes prej 32 milionë eurosh për sulmuesin anësor Nico Gonzalez, i cili është në pronësi të Juventusit.
Drejtuesit e klubit madrilen dhe trajneri Diego Simeone kanë rënë dakord të kufizojnë minutazhin e lojtarit gjatë sezonit, në mënyrë që klauzola e blerjes të mos bëhej e detyrueshme.
Në këtë mënyrë, “Los Colchoneros” synojnë të hyjnë në negociata me klubin italian për një transferim të mundshëm me një kosto më të ulët se ajo e përcaktuar fillimisht.
Kontrata e futbollistit argjentinas me Juventusin është e vlefshme deri më 30 qershor 2029, ndërsa aktualisht ai luan në formë huazimi te Atletico Madrid.
Gjatë këtij sezoni, Gonzalez ka realizuar 3 gola në 33 paraqitje me skuadrën spanjolle. /Telegrafi/