Në emisionin Big Talk në Klan Kosova është zbuluar “aksidentalisht” se kush do të jetë këngëtarja që do të performojë në dasmën e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, një nga momentet më të pritura të këtij sezoni.
Gjatë bisedës në studio u bë e ditur se Yllka Kuqi është artistja të cilës i është besuar atmosfera e këtij eventi special.
Performanca e saj pritet të sjellë një energji festive dhe emocionale, duke e kthyer dasmën në një nga spektaklet më të komentuara të këtij edicioni.
Ndërkohë, për këtë sezon çifti i përzgjedhur për dasmën e BBVK4 janë Elijona dhe Klodi, dy banorë që kanë tërhequr vëmendjen e publikut me raportin dhe afrimitetin e tyre brenda shtëpisë.
Ceremonia pritet të realizohet si një festë, duke ndjekur traditën e formatit për të sjellë momente unike dhe argëtuese për shikuesit.
Dasma në Big Brother VIP Kosova zakonisht shënon një nga kulmet e sezonit, me dekor, muzikë live dhe reagime emocionale nga banorët. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com