Një yll i Liverpoolit raportohet se është drejt largimit nga klubi në verën e vitit 2026, pas një përplasjeje me trajnerin Arne Slot.
Nëse Liverpooli dështon të sigurojë kualifikimin për Ligën e Kampionëve 2026/27, kjo do të ishte hera e parë në një dekadë që gjashtë herë kampionët e Evropës do të mungonin në këtë kompeticion.
Si pasojë, disa lojtarë mund të largohen, me Mohamed Salah që përmendet ndër emrat e lidhur me një transferim të mundshëm gjatë verës.
Ish-mesfushori i Liverpoolit, tashmë trajner, Xabi Alonso, vazhdon të përmendet si kandidat i mundshëm për të zëvendësuar Slot në “Anfield”.
Megjithatë, pozita e teknikut aktual mund të forcohet nëse Liverpooli arrin të fitojë FA Cup ose Ligën e Kampionëve këtë sezon, duke qenë se skuadra mbetet në garë në të dyja kompeticionet.
Megjithatë, një lojtar që mund të largohet pavarësisht zhvillimeve është mesfushori Curtis Jones.
Produkti i akademisë së Liverpoolit është paraqitur 32 herë këtë sezon, por vetëm 13 nga 23 ndeshjet e tij në Ligën Premier i ka nisur si titullar.
Sipas raportimit të talkSPORT, 25-vjeçari, ashtu si bashkëqytetari i tij Trent Alexander-Arnold që u largua në vitin 2025, mund të zgjedhë një aventurë jashtë Anglisë.
Një transferim te gjiganti i Serie A, Interi, u përfol gjatë afatit kalimtar dimëror.
Gjithashtu, edhe Tottenham Hotspur raportohet se ka shprehur interesim, çka ka shtyrë ish-anësorin e Liverpoolit, Jermaine Pennant, të paraqesë teorinë e tij mbi destinacionin e ardhshëm të lojtarit./Telegrafi/