Ylli i ri i futbollit, Lamine Yamal, dëshiron të tërhiqet plotësisht nga mediat sociale për një farë kohe, për t’u përqendruar ekskluzivisht në detyrat e futbollit.
Pas një fillimi të bujshëm të karrierës së tij, Yamal ra në një krizë të vogël dhe më pas mori këshilla nga një ekspert – së pari të zvogëlonte përdorimin dhe aktivitetin në rrjetet sociale, dhe më pas, nëse është e nevojshme, ta pezullonte atë për një kohë.
Kjo dha rezultat. Spanjolli me prejardhje afrikane kohët e fundit ka reduktuar aktivitetet në mediat sociale dhe aktivitetet komerciale, ndërkohë që ka treguar një formë fenomenale.
Anësori i ri i Barcelonës ka arritur të paktën një efekt ofensiv (gol ose asist) në gjashtë ndeshjet e fundit, duke regjistruar pesë gola dhe dy asistime.
Sipas El Chiringuito, ai tashmë e ka reduktuar në mënyrë drastike aktivitetin e tij online dhe planifikon ta pezullojë atë për një kohë. Sigurisht, jo përgjithmonë, por e gjitha kjo për t’u përqendruar te performancat e tij për Barcelonën.
Këtë sezon, Yamal ka 14 gola dhe 13 asiste në të gjitha garat për klubin katalanas. /Telegrafi/