Projekti synon t’u ofrojë prindërve një alternativë të sigurt: këngë, animacione dhe tregime me vlerë për zhvillimin e hershëm.
Në një realitet ku smartphone dhe ekranet janë bërë pjesë e përditshme e fëmijëve dhe shpesh kthehen në sfidë për prindërit, rritet nevoja për përmbajtje që nuk është vetëm argëtuese, por edhe e dobishme për zhvillimin e vogëlushëve.
Pikërisht me këtë qëllim, është lansuar XIXA Kids, një kanal në YouTube i dedikuar videove për fëmijë në gjuhën shqipe, me përmbajtje të ndërtuar mbi parime të qarta: të jetë e sigurt, pozitive, cilësore dhe me ndikim të mirë edukativ.
Këngët janë realizuar nga kompozitori dhe tekstshkruesi Ilir Berani, fitues në shumë festivale muzikore, përfshirë edhe ato për fëmijë.
XIXA Kids sjell këngë të hareshme, animacione plot ngjyra, tregime të thjeshta dhe aventura që i ndihmojnë fëmijët e vegjël të mësojnë natyrshëm tema bazë si numrat, ngjyrat dhe alfabetin, si dhe të kuptojnë vlera të mira si miqësia, ndarja dhe sjellja e mirë.
Ky format është krijuar për t’i dhënë prindërve një zgjedhje më të mirë në momentet kur fëmijët kërkojnë video në telefon apo tablet: një hapësirë ku koha para ekranit shoqërohet me përmbajtje kualitative dhe me vlerë, e përshtatshme për moshat e vogla.
Kanalin XIXA Kids mund ta gjeni në YouTube dhe të abonoheni për të ndjekur publikimet e reja.
Link:https://youtube.com/@xixaklds?si=Zi1ZOfp70F9xYMAb
Përmbajtja e publikuar në XIXA Kids është e mbrojtur me të drejta autoriale; kopjimi apo ripublikimi pa leje është i ndaluar dhe mund të ndiqet sipas ligjeve në fuqi.