Volkswagen ID.4 nuk prodhohet më në SHBA.
Kompania po i jep fund prodhimit të SUV-it elektrik në fabrikën e saj në Chattanooga, Tennessee, për t’i bërë vend modeleve tjera.
Megjithatë, ky mund të mos jetë fundi i plotë i modelit ID.4.
Sipas VW, “një version i ardhshëm i ID.4 është planifikuar aktualisht për tregun e Amerikës së Veriut”.
Ndërsa prodhuesi gjerman i veturave nuk publikoi ndonjë detaj zyrtar, lajmi i mirë për fansat e SUV-it elektrik kompakt të VW është se një model më i ri dhe më i mirë është i mundshëm në horizont.
Zhvendosja e prodhimit në Chattanooga do t’i hapë rrugë modelit Atlas 2027 , të cilin kompania e debutoi vetëm pak javë më parë në Panairin e Automobilave në New York.
Ndërkohë, ID.4 nuk ka qenë pikërisht një model i shitur shumë.
Me amerikanët që vazhdojnë t’i japin më shumë rëndësi automjeteve elektrike, VW shiti pak më shumë se 22,000 kopje të ID.4 në vitin 2025. /Telegrafi/