Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi përmes postës. Sipas të dhënave të deritanishme, pas numërimit të 18 kutive të votave, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë bindshëm.
Rezultatet aktuale tregojnë këtë renditje:
Lëvizja Vetëvendosje – 65.43% (3,096 vota)
AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 12.17% (576 vota)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 11.98% (567 vota)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 8.75% (414 vota)
Procesi i numërimit po vazhdon, ndërsa rezultatet përfundimtare do të qartësojnë ndikimin e plotë të votave me postë në shpërndarjen e mandateve/Telegrafi/