Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Përfundon aventura për Toneyn në Big Brother VIP Kosova – eliminohet për herë të dytë

    January 10, 2026

    Ish-i dashuri që e tradhtoi në Ferma VIP i futet edhe në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, Alba ‘shpërthen’ në lot

    January 10, 2026

    “Të japë cucullën e djalit tim 22 vjeçar”, Labinoti sqaron deklaratën seksiste me të cilën iu drejtua Elijonës në Big Brother VIP Kosova

    January 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Përfundon aventura për Toneyn në Big Brother VIP Kosova – eliminohet për herë të dytë
    • Ish-i dashuri që e tradhtoi në Ferma VIP i futet edhe në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, Alba ‘shpërthen’ në lot
    • “Të japë cucullën e djalit tim 22 vjeçar”, Labinoti sqaron deklaratën seksiste me të cilën iu drejtua Elijonës në Big Brother VIP Kosova
    • Iranianët bëjnë thirrje për “rikthimin e shahut” – kush është ai?
    • Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit
    • ​“Ishte ditë kjameti”, qytetarët e Gjakovës tregojnë dëmet e mëdha nga vërshimet
    • Trump: Venezuela na dha dje naftë me vlerë 4 miliardë dollarë
    • SHBA-ja me piramidë të re ushqimore – drithërat tani në fund, proteinat në krye
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, January 10
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Viti 2025, sfidues për komunat e Kosovës – problemet financiare dhe kontratat kolektive sfidë për kryetarët

    Viti 2025, sfidues për komunat e Kosovës – problemet financiare dhe kontratat kolektive sfidë për kryetarët

    korrektpressBy korrektpressJanuary 2, 2026 Asociacioni i komunave të kosovës 5 Mins Read
    Viti 2025, sfidues për komunat e Kosovës - problemet financiare dhe kontratat kolektive sfidë për kryetarët
    Viti 2025, sfidues për komunat e Kosovës - problemet financiare dhe kontratat kolektive sfidë për kryetarët
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Viti 2025 ka qenë i mbushur me sfida për komunat e Kosovës, pasi përveç problemeve të përditshme, ato janë përballur edhe me përmbaruesit privat për shkak të kontratave kolektive.

    Ky vit ka qenë sfidues edhe nga aspekti zgjedhor, pasi pas Zgjedhjeve Parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, u zhvilluan edhe Zgjedhjet Lokale më 12 tetor, për të vazhduar më pas me balotazhin në 18 komuna, i mbajtur më 9 nëntor.

    Në një intervistë për Telegrafin, Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha se menaxhimi i komunave ishte i mirë, por me probleme të shumta financiare.

    “Menaxhimi i komunave gjatë vitit 2025 ka qenë i qëndrueshëm, profesional dhe me përgjegjësi të lartë, pavarësisht sfidave të shumta financiare dhe institucionale. Komunat kanë arritur të ruajnë funksionimin normal të shërbimeve publike dhe të zbatojnë obligimet ligjore edhe në rrethana të vështira. Kjo dëshmon se komunat mbeten niveli më efikas i qeverisjes publike në Kosovë”, tha ai.

    Ibrahimi foli edhe për sfidat që komunat kanë përballuar gjatë vitit 2025.

    “Një nga sfidat më të mëdha gjatë vitit 2025 ka qenë marrja e dhjetëra milionave euro për zbatimin e kontratave kolektive. Kjo ka krijuar presion të jashtëzakonshëm mbi buxhetet komunale dhe ka kufizuar hapësirën për investime dhe shërbime tjera”, potencoi Drejtori i AKK-së.

    Ai shtoi se: “Përveç kësaj, sfida të tjera kanë qenë: Mosfunksionimi i plotë i institucioneve qendrore që ka shkaktuar shumë probleme në aspektin financiar, por edhe legjislativ, ngarkesat e paplanifikuara financiare, vendimet e njëanshme pa konsultim me komunat, rritja e kostove operative për shkak të inflacionit”.

    Ibrahimi tregoi se sa i përhapur ka qenë problemi i mungesës së buxheteve dhe si është menaxhuar ai.

    “Problemi i mungesës së buxheteve ka prekur pothuajse të gjitha komunat. Kjo situatë është përkeqësuar edhe nga nevoja për të mbuluar obligime shtesë, përfshirë zbatimin e kontratave kolektive. Komunat e kanë menaxhuar situatën përmes prioritizimit të shërbimeve esenciale, menaxhimit strikt financiar, në disa raste përmes shtyrjes së projekteve jo-urgjente, duke ruajtur stabilitetin institucional”, deklaroi ai.

    Drejtori i AKK-së u ndal edhe tek investimet kapitale më të rëndësishme të vitit 2025: “Pavarësisht kufizimeve buxhetore, komunat kanë realizuar investime të rëndësishme kapitale në fusha kyçe si: infrastruktura rrugore lokale, ujësjellësi dhe kanalizimi, arsimi dhe shëndetësia, menaxhimi i mbeturinave dhe mjedisi, efikasiteti energjetik dhe hapësirat publike”.

    “Është e rëndësishme të theksohet se komunat kanë një përqindje dukshëm më të lartë të buxhetit të shpenzuar për investime kapitale krahasuar me nivelin qendror, çka dëshmon orientimin e tyre drejt zhvillimit konkret dhe përmirësimit të drejtpërdrejtë të jetës së qytetarëve”.

    Ai shtoi po ashtu: “Proceset e zbatimit të ligjit kanë pasur ndikim të ndjeshëm, veçanërisht kur detyrimet ligjore nuk janë shoqëruar me burime financiare adekuate. Zbatimi i kontratave kolektive është shembulli më konkret i kësaj situate, ku komunat janë përballur me barrë financiare të madhe pa mbështetje shtesë. Megjithatë, komunat kanë vepruar në përputhje me ligjin dhe kanë kërkuar vazhdimisht që zbatimi i ligjit të shoqërohet me parimin e bartjes së kompetencave me mjete financiare, në mënyrë që të mos rrezikohet ofrimi i shërbimeve publike.”

    Ekonomisti i njohur dhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha për Telegrafin se komunat gjatë vitit 2025 janë përballur me mungesë të dialogut mes pushtetit lokal dhe atij qendror.

    “Po, është e vërtetë që viti 2025, po ashtu vitet e fundit, në Kosovë është karakterizuar me një mungesë të dialogut mirëfilltë jo vetëm në relacion publiko-privat, po edhe nga niveli qendror dhe lokal, dhe në veçanti në nivelin e akterëve social. Ndëshkimi më i madh nga kjo mungesë e komunikimit ka gjeneruar efekte negative, por më të goditurat definitivisht kanë qenë komunat e Kosovës, të cilat, në vend që të jenë të orientuara në implementim të projekteve kapitale në interes të qytetarëve, janë ballafaquar me probleme të shumta, veçanërisht me përmbarues dhe në gjykata për datën kolektive, e cila kontratë vërtet ka ndikuar në rënien e performancës së kryetarëve të komunave në shumë komuna të Kosovës”, tha ai.

    “E tëra kjo ka ndikuar në Zgjedhjet Lokale dhe mbi të gjitha në mungesë të këtij komunikimi dhe dialogu të mirëfilltë nga niveli qendror-lokal, është demonstru politizim i skajshëm ku prioritet janë vetëm komunat që i përkasin partisë politike në pushtet, dhe ky është një diskriminim politik që ka dëmtuar të qenurit kryetarë komunash”, shtoi Gërxhaliu.

    Ai vlerësoi gjendjen aktuale të komunave: “Mbi të gjitha vlerat e kësaj që ekziston, shqyrtimi i performancës së kontributit në shumë komuna nuk arrihet, dhe definitivisht falë këtyre vendimeve dhe kësaj procedure të politizuar, sot niveli komunal është në gjendje të mjerueshme,” bëri të ditur ekonomisti.

    “Po e them, në qoftë se dikush ka fituar vite të fundit nga mungesa e komunikimit, ka fituar vetëm avokatët dhe përmbaruesit, por ka humbur qytetari dhe mbi të gjitha perspektiva që ofron standard dhe cilësi jetësore në nivel komunal”.

    Gërxhaliu bëri të ditur se më shumë se 210 milionë euro u janë shkëputur komunave nga buxheti i tyre për shkak të kontratave kolektive: “Fakti që, sipas disa vendeve zyrtare, janë shkëputur nga projektet kapitale nëpër komuna më shumë se 210 milionë euro, është shqetësim i madh. Paramendo sa ka pasur nevojë për alokim, sa ka pasur nevojë për shkurtim, dhe sa ka pasur nevojë që projektet e parapara të devijohen nga implementimi, dhe tëra kjo ka ndikuar edhe në zgjedhjet e fundit lokale”.

    “Prandaj, vërtet dialogu nga niveli lokal dhe qendror nuk ka alternativë. Duhet të bëhet për komunat, sepse në fund të fundit edhe stabiliteti ekonomik edhe social gjeneron nga poshtë-lartë dhe jo nga lartë-poshtë, dhe si mund të ketë efekte pozitive nëse nuk ka komunikim të mirëfilltë nga niveli qendror në atë lokal, dhe ky raport politizohet deri në atë masë që shumë komuna penalizohen vetëm pse janë të udhëhequra nga një parti tjetër politike, një dëm që vërtet do të gjurmohet në të ardhmen”, përfundoi Gërxhaliu. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Si do t’i ndihmojë shteti qytetarët e prekur nga përmbytjet?

    Agjencia e Menaxhimit Emergjent jep detaje për situatën nga vërshimet në Kosovë

    Vërshimet kërcënojnë komunat e Kosovës, AKK kërkon Fond Emergjent

    Drejtori i AKK-së, Ibrahimi: Komunave iu morën mbi 125 milionë euro nga vendimet gjyqësore

    Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë vërshime në disa komuna të Kosovës

    OSBE: Bashkëpunimi ndër-komunal në Kosovë mbetet i pakryer, pavarësisht kornizës ligjore

    Tërheqja e komunave me shumicë serbe nga Asociacioni i Komunave, Ibrahimi: Presim që ky vendim të ndryshohet

    LEXO GJITHASHTU

    Përfundon aventura për Toneyn në Big Brother VIP Kosova – eliminohet për herë të dytë

    January 10, 2026

    Ish-i dashuri që e tradhtoi në Ferma VIP i futet edhe në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, Alba ‘shpërthen’ në lot

    January 10, 2026

    “Të japë cucullën e djalit tim 22 vjeçar”, Labinoti sqaron deklaratën seksiste me të cilën iu drejtua Elijonës në Big Brother VIP Kosova

    January 10, 2026

    Iranianët bëjnë thirrje për “rikthimin e shahut” – kush është ai?

    January 9, 2026
    TË TJERA

    Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

    January 9, 2026

    ​“Ishte ditë kjameti”, qytetarët e Gjakovës tregojnë dëmet e mëdha nga vërshimet

    January 9, 2026

    Trump: Venezuela na dha dje naftë me vlerë 4 miliardë dollarë

    January 9, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.