Yjet e Kombëtares së Kosovës kanë shkëlqyer në vikendin e kaluar me paraqitje fantastike për ekipet e tyre.
Shumica e tyre kaluan në formë mahnitëse, për të qenë protagonistë në fitoret e skuadrave të tyre.
E nisim me Serie A. Mërgim Vojvoda ishte mahnitës për Comon në fitoren historike ndaj Juventusit. Mbrojtësi jo vetëm që shënoi por edhe u shpall “Lojtari i ndeshjes” nga Serie A.
Kyç në fitore ishte edhe mesfushori Elvis Rexhbeçaj te Augsburgu, në përballjen ndaj ish klubit Wolfsburg. Ani pse hyri si zëvendësues, shënoi në minutën e fundit të ndeshjes për ta përmbysur rezultatin nga 0-2 në 3-2.
Formën fantastike e vazhdoi edhe mbrojtësi Florent Hadërgjonaj që shënoi një supergol vollej për Alaynsporin.
Edhe sulmuesi Meriton Korenica zhvilloi paraqitje solide për Alaynsporin, ku shënoi në humbjen ndaj Basaksehir.
Tjetër futbollist që po kalon një formë të mirë prej kur u bë më ekip të ri është Emir Sahiti. Ai ka shënuar dhe asistuar në fitoren e Maccabi Tel Aviv ndaj SC Ashdod.
Përpos golave, lojtarët e Kosovës dhuruan edhe asistime. Bëhet fjalë për mbrojtësin Albian Hajdari që asistoi në barazimin 2-2 të Hoffenheimit ndaj Koln.
Ndërkohë, Florent Muslija dhuroi asistim në humbjen e Dusseldorf ndaj Darmstadt.
Paraqitje fantastike dhuroi edhe portieri Arijanet Muric, i cili mbajti portën e paprekur për Sassuolon ndaj Hellas Veronas.
Përpos tyre, edhe futbollisti që dëshiron të luajë për Kosovën Lindrit Kamberi asistoi në fitoren e Zurichut./Telegrafi/