Shkolla e Futbollit Vigani nga Prishtina ka arritur sukses në arenën ndërkombëtare, duke u shpallur kampione e turneut prestigjioz “ANKER CUP 2026” për grupmoshën U12, të zhvilluar në Vjenë të Austrisë.
Me një performancë të jashtëzakonshme, të rinjtë e Vigani U21 dominuan turneun nga fillimi deri në fund – pa asnjë humbje dhe pa pësuar asnjë gol.
Nga pesë ndeshje, Vigan U12 mori katër fitore dhe një barazim, duke e dal e para.
Në dëshmi e nivelit të lartë të organizimit, disiplinë taktike dhe mentalitet fitues.
Suksesi nuk mungoi as në aspektin individual, ku Aulon Abazi u shpall lojtari më i mirë i turneut.
Aulon Abazi, lojtari më i mirë i turneut
Në anën tjetër, Rron Nuredini, për vitin e dytë radhazi, u kurorëzua portieri më i mirë, pa pranuar asnjë gol dhe duke pritur edhe penallti.
Rron Nuredini, portieri i FC Viganit – më i mirë i turneut
Ky triumf i Viganit, përfaqëson një rritje të futbollit të të rinjve në Kosovë, duke dëshmuar se vendi ynë po prodhon talente të jashtëzakonshme, të gatshme për skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/