Ditët e fundit, në rrjetet sociale ka qarkulluar një video e Stenaldos, i cili shfaqet duke drejtuar makinën, ndërsa një person tjetër e udhëzon gjatë lëvizjes.
Pamjet kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe videoja u bë virale.
Ndër komentuesit pati të shqetësuar, të habitur se si një person i verbër mund të drejtonte një makinë, por pati edhe të tjerë që e mirëkuptuan situatën, duke vënë në dyshim nëse ai kishte ndonjë përqindje shikimi.
Screenshot/TikTok
Sipas pamjeve, Stenaldo po drejtonte makinën me rreth 50 km/orë, në një rrugë të drejtë dhe pa këmbësorë pranë, duke qenë nën shoqërinë e një personi që e udhëzonte.
Mamaja e Stenaldos, Flutura Mëhilli, e ftuar në Fan Club, komentoi videon: “Jo se jam nëna e Stenaldos, por ka një kurajo të paparë. Ka një guxim që unë shpeshherë jam ndier shumë keq në kuptimin që, po tha që do ta bëjë e bën. Unë gjithmonë me pjesën e shikimit, se ‘Bobo do më vritet, bobo do ndodhë kjo gjë’. Makinës, motorit, biçikletës, të të tregoj video unë që kam, domethënë që biçikletës se si i jep ai ne habitemi. Ka një forcë të paparë”.
Ky vit shënoi historinë e parë në Big Brother Albania, ku një banor i verbër u bë pjesë e shtëpisë më të ndjekur në vend, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes dhe përfaqësimit në televizionin shqiptar. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com