Vetalgo po merr pjesë në edicionin e katërt të Tourism Fair Albania, një nga ngjarjet më të rëndësishme të sektorit të turizmit në rajon, duke prezantuar zgjidhjet e saj digjitale për planifikimin dhe rezervimin e udhëtimeve.
Në këtë panair, i cili mblodhi operatorë turistikë, kompani ajrore, agjenci udhëtimi, hotele dhe platforma inovative nga Shqipëria dhe rajoni, Vetalgo u prezantua si një platformë moderne që po e thjeshton mënyrën se si organizohen udhëtimet – nga transporti te akomodimi.
Gjatë dy ditëve të panairit, përfaqësuesit e Vetalgo zhvilluan takime me partnerë potencialë, kompani turistike dhe ndërmarrës të tjerë të industrisë, me fokus në zgjerimin e bashkëpunimeve dhe krijimin e mundësive të reja për përdoruesit.
Me një qasje të orientuar drejt inovacionit, Vetalgo po vazhdon të pozicionohet si një ndër platformat që po sjellin një frymë të re në organizimin e udhëtimeve, duke ofruar më shumë fleksibilitet, krahasim të çmimeve dhe zgjedhje më të informuar për çdo destinacion.