Aktori i shquar amerikan Robert Duvall ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare.
Lajmi u konfirmua nga bashkëshortja e tij, Luciana Duvall, e cila njoftoi se vdiq në shtëpi, i rrethuar nga familja.
Në mesazhin e saj, e përshkroi aktorin si një nga interpretuesit më të mëdhenj të kohës sonë dhe një njeri me pasion të thellë për artin dhe jetën.
Robert Duvall
Duvall ishte një nga figurat më të respektuara të kinemasë amerikane, i njohur për stilin e tij natyral dhe përkushtimin e plotë ndaj çdo roli.
Ai fitoi çmimin Oscar për rolin në filmin “Tender Mercies”, ndërsa mori nominime të shumta për interpretimet e tij në “The Godfather”, “Apocalypse Now” dhe “The Great Santini”.
Në këto role krijoi personazhe të paharrueshme që ndikuan në historinë e kinemasë botërore.
Karrierën në ekranin e madh e nisi me rolin e Boo Radley në “To Kill a Mockingbird”, një interpretim që u vlerësua gjerësisht nga kritika.
Më pas u bë i famshëm në mbarë botën me rolin e Tom Hagen në sagën “The Godfather”, duke fituar reputacionin e një aktori të rrallë që ndërtonte personazhe me thellësi dhe autenticitet.
Gjatë një karriere që zgjati disa dekada, Robert mori shtatë nominime për Oscar dhe fitoi gjithashtu çmime të rëndësishme televizive. /Telegrafi/