Gjilani e nisi furishëm ndeshjen, kur në minutën e 23-të Edi Basa shënoi një gol të bukur për ta hapur serinë e golave dhe për t’i kaluar vendasit në epërsi 1-0.
Vetëm pesë minuta më vonë, Basa realizoi golin e dytë, kësaj radhe pas një asistimi perfekt nga Albin Prapashtica.
‘Skifterat’ nuk i ndalen sulmet dhe në minutën e 37-të, Senad Jarovic realizoi për 3-0.
Krejt çfarë bëri Prishtina e Re në pjesën e parë ishte goli nga Toni Gomes në minutën e 45-të. Kësisoj 45 minutat e para u mbyllën me rezultatin 3-1 në të mirë të vendasve.
Pjesa e dytë ishte më e qetë, me Gjilanin që kontrolloi ndeshjen duke ruajtur rezultatin.
Megjithatë krejt çfarë bënë mysafirët, ishte një gol në minutat e fundit për rezultatin përfundimtar 3-2.
Me këtë fitore Gjilani ka 26 pikë në pozitën e gjashtë, derisa Prishtina e Re mbetet e fundit në tabelë me 15 sosh. /Telegrafi/