Mallorca ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Elches në kuadër të javës së 16-të në elitën e futbollit spanjoll.
Një ndër autorët e këtyre golave për ekipin spanjoll ishte edhe sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili po kalon në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon.
31-vjeçari ishte autor i golit të tretë të cilin ai e realizoi në minutën e 89-të pas asistimit nga Omar Mascarell.
Për Muriqin, ky ishte goli i tij i nëntë këtë edicion në La Liga teksa ka 15 ndeshje të zhvilluara.
Me këtë fitore Mallorca shkon në kuotën e 17 pikëve dhe aktualisht mban pozitën e 14-të në renditje.
Muriqi me shokë në mesjavë do të luajnë në Kupën e Mbretit, ku do të udhëtojnë te Deportivo La Coruna, para se të rikthehen në La Liga me duelin ndaj Valencias./Telegrafi/