Gjatë ndeshjes së Real Madrid kundër Benfica, sulmuesi brazilian Vinícius Júnior u përball me fyerje raciste nga mesfushori argjentinas i Benficës, Gianluca Prestianni.
Për këtë incident reagoi edhe bashkëlojtar i Vinicius, Federico Valverde, i cili tha se argjentinas ka folur diçka të shëmtuar.
“Prestianni? Kur e mbulon gojën me bluzë për të thënë diçka, padyshim që e bën për të thënë diçka vërtet të shëmtuar”.
“Ai tha një fjalë që nuk duhet përdorur kurrë. Nuk ka asnjë mundësi që asnjë kamera ta ketë kapur. Ishte patetike ajo që tha ai. Është vërtet, vërtet keq.”
Mbetet për t’u parë nëse Gianluca Prestianni do të marrë ndëshkime nga autoritetet disiplinore për veprimet e tij.
Ndryshe Real Madridi ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Benfica me rezultat 0-1. /Telegrafi/