Në Prime-in e 27-të të Big Brother VIP Kosova 4 një element që ra në sy ishte veshja e banorëve.
Të gjithë zgjodhën veshje elegante, ndonëse vajzat patën paraqitje të veçanta, të dizajnuara për t’i dhënë nder festës së Pavarësisë së Kosovës.
Veshjet patën motive dhe ngjyra që lidhen me simbolikën kombëtare, duke dhënë një pamje të koordinuar dhe festive.
Të martën, më 17 shkurt, Kosova shënon 18-vjetorin e Pavarësisë.
Ndërkaq, finalja e Big Brother do të jetë më 27 shkurt, derisa kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në përfundim të këtij spektakli.
Finalisti i parë i këtij edicioni u shpall Ludo Lee.
Mbetet për t’u parë në vazhdim se si do të jenë dinamikat e situatat e banorëve që luftojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/