Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Dy gola të Seskos nuk mjaftojnë, Burnley i rrëmben barazimin Man Unitedit

    January 7, 2026

    E lini dorezën e rubinetit në mes? Ky zakon po ju rrit faturat pa e kuptuar

    January 7, 2026

    Përmbytjet në Kosovë në sy të mediave botërore

    January 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Dy gola të Seskos nuk mjaftojnë, Burnley i rrëmben barazimin Man Unitedit
    • E lini dorezën e rubinetit në mes? Ky zakon po ju rrit faturat pa e kuptuar
    • Përmbytjet në Kosovë në sy të mediave botërore
    • Labinoti i drejtohet Toneyt: Vajzat të përdorin dhe bëhesh bisht i tyre
    • FC Drenica apelon për ndihmë: Reshjet e shiut shkaktojnë dëme të mëdha në stadium
    • Frizura virale e vitit 2026: Bob-i që për 3 minuta ju bën të dukeni si nga salloni
    • Kurti: Sonte natë kritike në rrugët e Kosovës, shmangni lëvizjet e panevojshme
    • Rifillon trajtimi i ujit me kapacitet të reduktuar në Mitrovicë
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Wednesday, January 7
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Udhëheqësit evropianë i përgjigjen Trumpit për Grenlandën

    Udhëheqësit evropianë i përgjigjen Trumpit për Grenlandën

    korrektpressBy korrektpressJanuary 6, 2026 Bashkimi evropian 2 Mins Read
    Udhëheqësit evropianë i përgjigjen Trumpit për Grenlandën
    Udhëheqësit evropianë i përgjigjen Trumpit për Grenlandën
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Udhëheqësit nga fuqitë kryesore evropiane shprehën mbështetje për Danimarkën dhe Grenlandën të martën në një deklaratë të përbashkët, duke thënë se ishulli Arktik i përket popullit të tij, pas interesit të përtërirë nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump për të marrë territorin danez.

    “Grenlanda i përket popullit të saj. Është detyrë e Danimarkës dhe Grenlandës, dhe vetëm atyre, të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me Danimarkën dhe Groenlandën”, thuhet në deklaratën e udhëheqësve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës, Britanisë dhe Danimarkës.

    Udhëheqësit thanë se siguria në Arktik duhet të arrihet kolektivisht me aleatët e NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara, përcjell Telegrafi.

    Trump thotë se është ‘shumë serioz’ për marrjen e Grenlandës

    “NATO e ka bërë të qartë se rajoni i Arktikut është një përparësi dhe aleatët evropianë po rrisin angazhimin”, thuhet në deklaratë.

    “Ne dhe shumë aleatë të tjerë kemi rritur praninë, aktivitetet dhe investimet tona, për ta mbajtur Arktikun të sigurt dhe për të penguar kundërshtarët”.

    Trump ka thënë vazhdimisht se dëshiron të marrë Grenlandën dhe i tha revistës The Atlantic të dielën: “Ne kemi nevojë për Grenlandën, absolutisht. Ne kemi nevojë për mbrojtje”.

    Joint Statement on Greenlandhttps://t.co/ORMWHpKEJt pic.twitter.com/wu1SdF1INN
    — Statsministeriet (@Statsmin) January 6, 2026

    Deklarata e tij vjen pas një operacioni ushtarak amerikan në fundjavë që çoi në kapjen e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro dhe që ka ringjallur më tej shqetësimet midis aleatëve të Uashingtonit në NATO se Grenlanda mund të përballet me një skenar të ngjashëm.

    Grenlanda, ishulli me një popullsi prej 57,000 banorësh, nuk është anëtar i pavarur i NATO-s, por mbulohet nga anëtarësimi i Danimarkës në aleancën ushtarake perëndimore.

    Vendndodhja strategjike e ishullit midis Evropës dhe Amerikës së Veriut e bën atë një vend kritik për sistemin e mbrojtjes nga raketat balistike të SHBA-së.

    Pasuria e tij minerale përputhet gjithashtu me ambicien e Uashingtonit për të zvogëluar varësinë nga eksportet kineze.

    Kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, tha të hënën se qeveria e tij po kërkonte të forconte lidhjet me Shtetet e Bashkuara dhe se qytetarët nuk duhet të kenë frikë nga një marrje e afërt e kontrollit nga SHBA-ja. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Shtëpia e Bardhë thotë se vendimet e Venezuelës do të “diktohen” nga SHBA-ja

    SHBA-të thonë se do të diskutojnë pronësinë e Grenlandës me Danimarkën javën e ardhshme

    Zemërim në Moskë pasi forcat e Trumpit “sekuestruan” dy anije-cisternë me naftë

    Bilalli: Përplasjet Shkup-Sofje të panevojshme, i dimë detyrimet tona

    Udhëheqësja e përkohshme e Venezuelës shkarkon gjeneralin përgjegjës për rojet e Maduros

    Në Las Vegas nis CES 2026, shfaqja më e madhe në botë e elektronikës për konsumatorët

    Bilalli: Përplasjen Shkup-Sofje të panevojshme, i dimë detyrimet tona

    LEXO GJITHASHTU

    Dy gola të Seskos nuk mjaftojnë, Burnley i rrëmben barazimin Man Unitedit

    January 7, 2026

    E lini dorezën e rubinetit në mes? Ky zakon po ju rrit faturat pa e kuptuar

    January 7, 2026

    Përmbytjet në Kosovë në sy të mediave botërore

    January 7, 2026

    Labinoti i drejtohet Toneyt: Vajzat të përdorin dhe bëhesh bisht i tyre

    January 7, 2026
    TË TJERA

    FC Drenica apelon për ndihmë: Reshjet e shiut shkaktojnë dëme të mëdha në stadium

    January 7, 2026

    Frizura virale e vitit 2026: Bob-i që për 3 minuta ju bën të dukeni si nga salloni

    January 7, 2026

    Kurti: Sonte natë kritike në rrugët e Kosovës, shmangni lëvizjet e panevojshme

    January 7, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.