Kur një drejtues biznesi izraelito-amerikan pa shenjat e gjelbra që tregonin se bastet e tij për rrëzimin e ajatollahut Ali Khameneit nga pozita e udhëheqësit suprem të Iranit kishin “dalë fituese”, ai mendoi se kishte bërë një fitim të jashtëzakonshëm.
Bastet prej 3.460 dollarësh u shndërruan papritmas në një fitim më shumë se 63 mijë dollarë pasi forcat amerikane dhe izraelite vranë ajatollahun në një sulm ajror. Megjithatë, ishte një problem: basti nuk u pagua kurrë.
Kjo ndodhi sepse platforma për tregje parashikimi Kalshi refuzoi t’u paguajë përdoruesve rreth 54 milionë dollarë që kishin vendosur lojtarët se Khamenei do të largohej nga pozita e udhëheqësit suprem, raportojnë mediat.
Kompania arsyetoi vendimin duke thënë se vdekja e ajatollahut nuk konsiderohet “rrëzim nga pushteti” dhe se platforma e saj nuk lejon bastet që lidhen drejtpërdrejt me vdekjen e një personi – edhe pse bastet ishin mbledhur dhe promovuar si të tilla.
Disa përdorues vendosen shuma të mëdha dhe u ndjenë të mashtruar, duke u acaruar në rrjetet sociale dhe duke thënë se Kalshi “ndryshoi rregullat” dhe i la pa fitimet që mendonin se kishin fituar.
Kompania pretendoi se kishte kompensuar përdoruesit me kthimin e parave të tyre në mënyrë proporcionale, por ata që kishin mundësi për fitime të mëdha shprehën hapur zemërimin e tyre. /Telegrafi/