Presidenti amerikan Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë në “negociata të nxehta” për luftën me Iranin, duke refuzuar të japë detaje mbi bisedimet.
“Nuk mund t’ju them, sepse tani jemi në negociata të nxehta”, tha Trump për Fox Neës në një intervistë të shkurtër telefonike kur u pyet se si ndihet për bisedimet, transmeton Telegrafi.
Trump tha se ishte gati të informohej plotësisht mbi armëpushimin dy-javor të propozuar nga kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif – për të cilin Shtëpia e Bardhë i tha CNN më herët të martën se “do të vijë një përgjigje”.
“Mund ta them këtë – se e njoh shumë mirë. Ai është një njeri shumë i respektuar, kudo”, tha Trump për Fox.
Në anën tjetër Trump i ka dhënë një afat Iranit që të përmbushë kërkesat e SHBA-së, përndryshe do të ballafaqohet me sulmet me të rënda të zhvilluara deri më tani mbi Iranin. /Telegrafi/