Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se është takuar me lideren opozitare venezueliane María Corina Machado, duke e cilësuar takimin si një “nder të madh”.
Në një deklaratë publike, Trump tha se Machado i kishte dhuruar atij Çmimin e saj Nobel për Paqen, si shenjë vlerësimi për punën që ai ka bërë.
“Ishte një nder i madh për mua të takoja sot María Corina Machado-n nga Venezuela. Ajo është një grua e jashtëzakonshme që ka kaluar shumë sfida. María më dhuroi Çmimin e saj Nobel për Paqen si vlerësim për punën që kam bërë. Një gjest i bukur dhe domethënës respekti të ndërsjellë”, u shpreh Trump, duke e falënderuar publikisht Machadon.
Në një reagim të shkurtër, e pyetur pse ia kishte dhënë Çmimin Nobel Trumpit, Machado u përgjigj “sepse e meriton”.
Deklarata ka ngjallur reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa nuk ka pasur ende sqarime zyrtare lidhur me natyrën simbolike apo reale të këtij gjesti.
Ngjarja vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme politike në Venezuelë, ku SHBA-ja ka kapur presidentin Nicolas Maduro. /Telegrafi/