Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të fortë për presidentin francez, Emmanuel Macron.
Ai ka parashikuar largimin e shpejt të liderit francez nga posti i presidentit.
Trump nuk dha detaje të mëtejshme, por komentet e tij vijnë në një kohë kur Franca ka refuzuar ta ndihmojë SHBA-në në lirimin e Ngushticës së Hormuzit.
Macron, deklaroi se “Franca kurrë nuk do të marrë pjesë në operacione për hapjen ose sigurimin e Gjirit të Hormuzit në kontekstin aktual”.
Ai shtoi se vendi i tij është i gatshëm të angazhohet vetëm sapo situata të qetësohet dhe “thelbi i bombardimeve të ketë ndaluar”, duke përdorur një term të gjerë për të treguar se nuk ka një afat të qartë kohor.
Ndryshe, shumica e vendeve të NATO-s kanë refuzuar kërkesën e presidentit amerikan në luftën e Iranit. /Telegrafi/