Donald Trump deklaroi sot në Bordin e Paqes se po zhvillohen “bisedime të mira” me Iranin, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara kanë shtuar praninë ushtarake në Lindjen e Mesme.
Presidenti amerikan përmendi disa nga konfliktet që i ka zgjidhur gjatë mandatit të dytë presidencial dhe e përshkroi Iranin si “një pikë të nxehtë aktualisht”.
Ai tha se përfaqësuesit e tij kanë pasur takime “shumë interesante” me zyrtarë iranianë, raporton ap.
Komentet e tij vijnë në një kohë tensioni, ku bisedimet bërthamore ndërmjet Teheranit dhe Uashingtonit mbeten pezull, Irani zhvillon stërvitje ushtarake me Rusinë dhe amerikanët kanë vendosur një tjetër aeroplanmbajtëse në rajon.
“Ka qenë gjithmonë e vështirë të arrihet një marrëveshje me kuptim me Iranin, por ne duhet ta bëjmë këtë. Përndryshe, ndodhin gjëra të këqija”, tha lideri amerikan, duke theksuar rëndësinë e diplomacisë së fortë dhe marrëveshjeve të qëndrueshme.
Ndryshe, Kosova po përfaqësohet në Bordin e Paqes me presidenten Vjosa Osmani ndërsa Shqipëria nga kryeministri Edi Ram. /Telegrafi/