Presidenti amerikan, Donald Trump, sinjalizoi se SHBA është e përgatitur të intensifikojë përgjigjen ushtarake kundër Iranit gjatë “dy deri në tre javëve të ardhshme”.
“Do t’i godasim jashtëzakonisht fort gjatë dy-tre javëve të ardhshme. Do t’i kthejmë në epokën e gurit, aty ku u takon”, tha Trump gjatë një fjalimi në orën kryesore nga Shtëpia e Bardhë.
“Ndërkohë, diskutimet janë duke vazhduar”, vazhdoi presidenti.
“Ndryshimi i regjimit nuk ishte qëllimi ynë. Ne kurrë nuk thamë ndryshim regjimi, por ndryshimi i regjimit ka ndodhur për shkak të vdekjes së të gjithë udhëheqësve të tyre. Ata janë të gjithë të vdekur”, shtoi ai.
Nuk është hera e parë që Trump ka përdorur shprehjen “kthim në epokën e gurit” në lidhje me Iranin.
Më herët sot, Trump në një postim në Truth Social deklaroi se Irani i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara një armëpushim dhe se ai do ta shqyrtojë kërkesën vetëm pasi Irani të ketë rihapur Ngushticën e Hormuzit.
Deri atëherë, tha ai, “ne po e shkatërrojmë Iranin dhe po e kthejmë në Epokën e Gurit”.
Ndryshe, komenti i presidentit vjen një ditë pasi ai sugjeroi se SHBA mund ta përfundonte luftën me Iranin brenda dy deri në tre javë. /Telegrafi/