Kompania e Ujësjellësit KRU “Prishtina” njofton qytetarët se për shkak të turbullirave të larta në kanalin Ibër-Lepenc, si pasojë e reshjeve të dendura, stacioni ITU Shkabaj është jashtë funksionit.
Si rezultat, priten reduktime në furnizimin me ujë nga ora 10:30 deri në 17:00 në Fushë Kosovë, Obiliq dhe një pjesë e lagjes Kalabria – Prishtinë, dhe Drenasi.
KRU “Prishtina” njofton se zonat e prekura do të furnizohen me ujë nga ora 17:00 deri në 22:00, ndërsa ndikime mund të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.
Ekipet e kompanisë janë në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa furnizimi do të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat.
Gjatë orarit të reduktimeve, qytetarëve u rekomandohet të përdorin autobotet, të cilat do të jenë në dispozicion sipas orarit të përcaktuar nga kompania./Telegrafi/