Brezovica mbetet një nga destinacionet me potencialin më të madh për zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje vlere. E pikërisht, ky truall prej 12.23 ari paraqet një mundësi konkrete për ata që kërkojnë të ndërtojnë vilë private ose të investojnë në turizëm malor.
Prona ndodhet në një zonë të qetë dhe piktoreske, e destinuar për ndërtim të ulët, çka garanton privatësi, ajër të pastër dhe ambient relaksues gjatë gjithë vitit. Kjo e bën ideale si për pushime familjare, ashtu edhe për zhvillim të vilave për qira sezonale.
Trualli ofron dalje të drejtpërdrejtë në rrugën kryesore, si dhe qasje shtesë nga një rrugë e brendshme që siguron akses të plotë në parcelë duke krijuar mundësi për ndarje në më shumë se një njësi ndërtimore.
Karakteristika dhe informata të pronës
- Trualli 12.23 ari,
- Me leje ndërtimi,
- Me fletë poseduese,
- Dokumentacioni me Noter,
- Rrugë.
Kontakti:
Agjenti: Yll Batusha
Emaili: yll.batusha@pro-rks.com
Numri i telefonit: +383 44 888 444
Për më shumë detaje klikoni këtu

